Perfitimet e Te Jetuarit Ne Nje Zone Te Populluar

Vendi ku zgjedh te jetosh ka rendesi. Perfitimet jane te panumerta nga momenti kur vendos te marresh shtepine deri ne momentin kur mendon ta shesesh ate.
Ja pse te investosh ne nje zone te preferuar ben ndryshimin:

Rritja e kapitalit

Edhe pse cmimi ne zonat e pelqyera eshte me i larte sesa ne zonat me pak te populluara, investimi yt ka nje shanc me te madh qe te vleresohet me shume ne te ardhmen.

Komuniteti eshte me i sigurt

Te gjithe duam te jetojme ne nje zone te sigurt. Nje lagje e mire eshte ajo lagje ku je i lire te bisedosh me te tjeret, te levizesh, qofte edhe ne mbremje, pa pasur frike.

Akses ne shkollat me te mira

Nje lagje me opsione edukimi te mira gjithmone do te jete ne favorin tuaj. Edhe nese nuk ke femije ne moshe per tu shkolluar, nje zone me shkolla te mira afer ka gjithmone nje vlere me te larte.

Akses i lehte ne dyqane, kafe, restorante dhe kende lojerash

Te jesh i rrethuar nga biznese sherbimi e ben jeten me te lehte. Nuk ke pse te levizesh larg per te pire nje kafe te mire, per te ngrene nje dreke te mire apo per te plotesuar nevojat e tua personale.

Akses i lehte ne mjetet e transportit publik

Nje lagje e mire eshte nje lagje me akses te lehte ne transportin publik dhe me rruge lidhese te aksesueshme. Zgjidh nje zone qe te ofron mundesine e marrjes se autobuzave ne nje largesi te afert me shtepine tende.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
Scroll to Top