Cfare te Konsiderosh Perpara se te Blesh nje Prone Komerciale?

Blerja e nje prone komerciale eshte dicka serioze. Nese ti do investosh kursimet e tua, duhet te sigurohesh qe po ben zgjedhjen e duhur. Jane disa gjera qe duhet te konsiderohen me kujdes, pasi te blesh nje prone komerciale nuk eshte njesoj si te blesh nje shtepi.

1. Vendndodhja

Ky eshte problemi kryesor ne blerjen e nje prone komerciale. Vendi ku ti vendos biznesin tend ben te gjithe ndryshimin, qe biznesi yt te jete lehtesisht i aksesueshem nga klientet, ose te jete afer autostrades, ose te jete afer doganes per dergim dhe marrje mallrash, ose per cfaredolloj arsyeje tjeter.

2. Lirshmeria per ndryshime

Perpara blerjes sigurohu qe te familjarizohesh me zonen dhe godinen dhe rregullat e tyre per ndryshimet e prones. Ti mund te duash te besh ndryshime brenda dhe/ose jashte prones tende, por disa godina nuk e lejojne kete gje.

3. Parkimi

Sigurohu qe bashke me pronen te kesh edhe nje hapesire te sigurt parkimi. Shumica e njerezve levizin me makine dhe e kane te parapelqyer dhe/ose te domosdoshme qe ta kene vendin e parkimit te sigurt kur ndalojne ne nje godine biznesi.

4. Mundesia per zgjerim ne te ardhmen

Nje prone komerciale e caktuar mund te kenaqe nevojat e biznesit tend sot, po a do jete njesoj neser?
Te shohesh mundesite potenciale per zgjerim ne te ardhmen eshte dicka e rendesishme per tu konsideruar.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
Scroll to Top