Levizja nga nje shtepi ne nje tjeter mund te jete nje eksperience aq stresuese sa edhe emocionuese. Ndonjehere na ndodh qe te harrojme gjera te rendesishme qe duhen bere perpara se te zhvendosesh perfundimisht.
Me poshte kemi bere nje liste me disa nga gjerat me te rendesishme perpara zhvendosjes:
1. Konsideroni hapesiren
Po zhvendosesh ne nje hapesire me te madhe apo me te vogel? Nese hapesira eshte me e vogel eshte dicka e mire per te “hequr qafe” te gjitha objektet shtese qe nuk te duhen me. Mendoje si nje riorganizim te nevojshem.
Nese po zhvendosesh ne nje hapesire me te madhe, duhet te besh nje liste me te gjitha pajisjet dhe mobiljet qe te duhen, por nuk ke pasur vend ku ti vendosesh ne shtepine e vjeter.
2. Elektriciteti dhe Uji
Asnjehere mos supozo se elekticiteti dhe uji do jene ne rregull ne cdo shtepi qe shikon. Gjithmone duhet te sigurohesh paraprakisht qe faturat jane ne rregull dhe qe cdo gje te jete ne pune ne momentin qe do te finalizosh levizjen ne shtepine e re.
3. Ndrysho bravat
Kjo eshte masa kryesore e sigurise. Nuk eshte e thene qe nese nuk nderrohen do te ndodhe dicka, po me mire te jesh i sigurt paraprakisht.
4. Eksploro zonen
Asnje nuk do qe te jete i ri ne nje zone te panjohur. Per kete arsye ne ju sugjerojme qe perpara se ta finalizoni levizjen tuaj, te eksploroni zonen ne te cilen do jetoni. Kjo do te thote te njiheni me dyqanet e ushqimeve, ku ju do te beni pazaret, te njiheni me restorantet afer, me qendrat e sherbimeve, me polikliniken e lagjes, pra me cdo sherbim qe ju do t’ju duhet ne jeten e perditshme.