Te Blesh apo Te Marresh Me Qira?

Eshte nje pyetje e madhe te ciles nuk mund t’i jepet nje pergjigje e thjeshte: Te vazhdosh te qendrosh me qira apo te mendosh per blerjen e nje shtepie?
Nje nga perfitimet me te medha te te pasurit nje shtepi tenden eshte se parate e tua nuk do te shkojne me per dike tjeter. Por kjo nuk do te thote qe blerja eshte gjithmone zgjedhje me e mire – si nje qiraxhi ti ke me shume lirshmeri dhe ke me pak kosto persa i perket rregullimeve te shtepise.

Disa pyetje qe duhet t’i besh vetes qe te kuptosh se c’eshte e duhura per ty:

1. Nese nuk ke te ardhura te mjaftueshme, a do te kualifikoheshe per nje kredi?

Per aq kohe sa nuk ke mjaftueshem para ne banke per te mbuluar blerjen e nje shtepie dhe rregullimet qe vijne me te, duhet te konsiderosh nese mund te marresh dot kredi ne nje banke. Dhe nese po, sa eshte shuma qe te ofrohet?

2. A mund t’i mbulosh dot te gjitha shpenzimet qe vijne me blerjen e nje shtepie?

Pagesa per nje shtepi eshte nje hap, por gjithmone duhet te konsiderosh hapat e tjere qe ndjekin blerjen e shtepise. Shtepia mund te kete nevoje per rregullime, lyerje dhe mobilje dhe ti si bleres potencial duhet te konsiderosh nese ke mjaftueshem kursime per t’i mbuluar keto shpenzime.

3. A i perballon dot cmimet e zones?

Dihet qe cmimet e jeteses se perditshme varen edhe nga zona ne te cilen jeton, zonat me te populluara kane cmime deri diku me te larta. Kete gje duhet ta konsiderosh, duke menduar nje jetese afatgjate ne ate zone qe zgjedh.

4. Sa te rendesishme e konsideron lirine per te bere ndryshime ne shtepi?

Nese te pelqejne rinovimet,ndryshimet, ose lyerjet te kesh shtepine tende eshte zgjedhja me e mire. Nese je ne nje shtepi me qira mundesite per ndryshime jane te pakta, aq sa t’i  lejon pronari i shtepise.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
Scroll to Top