Realiteti i te shiturit nje shtepi perfshin shume hapa, disa nga te cilat jane te thjeshta te behen individualisht dhe dis ate tjera jo.
Per shembull nje shtepi ne nje pozicion jo te favorshem mund te qendroje me gjate pa u shitur dhe te duhet te punosh me shume per ta bere terheqese per bleresin. Me pas jane disa hapa te cilat ti i ke ne dore per ta permiresuar procesin e shitjes.
1. Te punosh me nje agjent profesionist.
Interneti e ben me te thjeshte qe te gjesh agjentin e duhur per te shitur shtepine tende. Shume thjeshte dhe shume shpejt mund te gjesh historikun e nje agjenti, sa vite ka qe punon ne kete profesion si edhe sa shtepi ka shitur ne menyre te suksesshme gjate karrieres se tij. Shpeshhere mund te tundoheni nga ideja qe ta shisni shtepine tuaj ne menyre te pavarur, duke kursyer keshtu edhe tarifat per te paguar agjentin, por jo gjithmone eshte kjo menyre efektive, sidomos per shitesit per here te pare.
2. Te inspektosh nevojat e shtepise.
Nje inspektim i shtepise, perpara se te vendoset per shitje, eshte gjithmone i domosdoshem. Me ane te inspektimit mund te identifikosh problemet strukturale ose mekanike qe prona ka. Me ane te kesaj do te jesh gjithmone nje hap perpara per te rregulluar problemet perpara shitjes.
3. Te besh foto profesionale te shtepise.
Nje fotograf profesionist di si ta beje nje shtepi terheqese per bleresin. Me ane te fotove te tij shtepia mund te duket me e ndricuar dhe me me shume hapesire.
4. Te vendosesh nje cmim realist.
Duke pasur parasysh kriteret e permendura ne artikullin “Cmimet e Pronave ne Tirane”, te cilat jane te vlefshme per cdo prone, ne cdo vend, nje nder hapat kryesore eshte qe te mendoni mire per cmimin qe do t’i vendosni shtepise suaj. Nje cmim mbi vleren normale per ate shtepi, ne ate zone te caktuar, mund te beje shume bleres potenciale te terhiqen.