Prona Me Qira – Te Mobiluara apo Te Pamobiluara?

Si nje pronar ti do perfitimin me te mire te mundeshem nga investimit yt, keshtu qe mund te pyesesh veten cila eshte me e mire, shtepia e mobiluar apo e pamobiluar? Per shkak se secila nga dy opsionet k ate mirat dhe te keqijat e veta pergjigja varet nga situata dhe preferencat personale.

Cdo te thote nje shtepi e mobiluar me qira?

Nje shtepi me qira e mobiluar eshte nje prone qe vjen me mobiljet bazike qe i duhen nje personi per te jetuar ne te, si per shembull krevat, divan, tavoline dhe pajisjet me kryesore te kuzhines. Gjithsesi mobilimi varion nga shtepia ne shtepi. Disa mund te jene te mobiluara komplet me cdo pajisje, duke kaluar edhe tek peshqiret dhe shtresat e krevateve.

Sa me shume rritet qiraja nga mobilimi i shtepise?

Kjo eshte pyetja kryesore qe behet persa i perket mobilimit. Ne pergjithesi, per qiradheniet afatgjata, qe variojne ne me shume se 1 vit, cmimi i qirase rritet me 15-20% ne krahasim me shtepite e pamobiluara.

Te mirat dhe te keqijat e mobilimit te shtepise

Te Mirat

  • Qiraja me e larte.
  • Shtepia mund te zihet me shpejt, sepse i kursen qiramarresve mundimin dhe parate per mobilje.
  • Kerkesa per qiramarrje do te jete me e larte, pavaresisht zones.

Te Keqijat

  • Shpenzim fillestar me i larte.
  • Mund te kete demtime te moblijeve.
  • Mund t’ju duhet te zevendesoni mobilje pas nje fare kohe perdorimi.

Te mirat dhe te keqijat e nje shtepie te pamobiluar

Te Mirat

  • Qiramarresit mund te qendrojne me gjate nese e kane mobiluar shtepine vete.
  • Nuk do te jete pergjegjesisa jote nese nje pajisje prishet.

Te Keqijat

  • Mund te mos kete shume kerkesa per qiramarrje.
  • Qiraja do te jete me e ulet.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
Scroll to Top