Nga shtepite e vjetra historike e deri tek vilat luksoze me stil europian, mundesite e pronave te paluajtshme ne Shqiperi jane te pafundme. Nga zonat rurale e deri tek pronat ne qender te qyteteve, ju do te gjeni prona qe i pershtaten cdo lloj buxheti.
Duke konsideruar pjesen e buxhetit, pronat me te pershtatshme per nje buxhet te limituar jane ato ne zona rurale, ne zona jo shume te populluara, ose pronat e vjeta tradicionale. Por nese jeni duke kerkuar nje prone afatgjate, duhet patjeter te merret ne konsiderate kostoja e riparimit dhe rregullimit te pronave te vjetra.
Pronat ne zonat rurale jane nje mundesi e shkelqyer nese doni edhe toke per te punuar e per te mbjelle.
Pronat prane zonave bregdetare, sidomos ne zona shume te frekuentuara kane pasur kerkesa ne rritje vitet e fundit. Me te lirat gjenden ne zonen e Durresit, perafersisht me 800euro m2 dhe jane te preferuara, sidomos nga personat qe kerkojne nje prone te dyte. Ndersa me te kushtueshme,perafersisht me 1100euro m2, jane pronat ne bregdetin e jugut, te cilat preferohen nga bleresit e huaj.
Por gjithmone e me teper rritet kerkesa per prona ne qytetin e Tiranes, ne zonat me ne afersi te qendres. Kjo kerkese eshte ne rritje duke marre parasysh infrastrukturen dhe mundesite per punesim e shkollim. Cmimet ne zonat me te kerkuara variojne nga 900-1800euro m2.
Nese jeni duke konsideruar per te blere nje prone, gjithmone merrni ne kosiderate te kontaktoni nje agjensi pronash te paluajtshmem per t’ju ndihmuar ne cdo hap dhe per me teper per t’u siguruar qe prona qe zgjidhni nuk ka probleme me dokumentat ligjore.