Keshilla Per te Zgjedhur Pronen e Duhur

Investimi ne nje prone te paluajtshme eshte nje nder hapat me te rendesishem ne jete. Per kete arsye perpara se te merrni hapin e rendesishem, duhet te konsideroni disa detaje si fillim.

1.Zonen e investimit

Hap i pare drejt nje investimi te zgjuar eshte te marresh parasysh se cila zone permbush kriteret e tua. Nje investim i zgjuar perfshin edhe detajet jashte prones, si infrastruktura, largesia nga puna ose shkolla, largesia nga sherbimet e nevojshme, si psh spitalet. Gjithmone duhet te kosideroni edhe nese cmimi i prones eshte i arsyeshem per zonen e zgjedhur.

2.Agjensine e duhur

Sidomos nese planifikoni te beni nje investim te madh, duhet te keni nje person te kualifikuar prane qe t’ju ndihmoje ne cdo hap. Nje agjent profesional ju konsulton per mundesite qe keni dhe per pronen e duhur per ju. Agjenti gjithashtu siguron qe prona qe zgjidhni te mos kete probleme ligjore me hipoteken apo me lejen e ndertimit.

3.Siperfaqen e prones

Kur zgjidhni nje prone per te jetuar, duhet te konsideroni dhe te ardhmen, jo vetem te tashmen. Nese planifikoni te ndertoni nje familje, duhet qe te konsideroni nje siperfaqe te arsyeshme te prones per te jetuar mire. Gjithashtu duhet te shikoni largesine me cerdhet, kopshtet dhe shkollat.

4.Kostot shtese

Perpara blerjes se nje prone, merrni nje profesionist qe te shikoje gjendjes e prones. Nuk do te ishte mire qe pas blerjes te zbulonit se prona ka nevoje per shume rregullime, ose riparime. Jo vetem qe disa rregullime mund te jene te kushtueshme, por do t’ju duhet qe te jetoni ne nje vend tjeter gjate kohes se riparimeve, e cila eshte nje kosto shtese per ju. Nese prona ka nevoje per riparime, konsideroni nese cmimi i prones eshte i arsyeshem. Kjo arsye ju jep edhe mundesi negocimi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
Scroll to Top