Cmimet e pronave po rriten cdo vit e me shume, sidomos ne qytetin e Tiranes. Nese do te shesesh pronen tende, jane disa faktore qe duhet te marresh parasysh per sa i perket cmimit te prones. Nese i konsideron me kujdes, prona jo vetem qe do te kete cmim te arsyeshem, por edhe do te jete me terheqese per klientet.
Zona ne te cilen ndodhet prona
Nuk ka rendesi sesa e mirembajtur eshte prona, nese ndodhet ne nje zone jo shume te populluar, cmimi automatikisht ulet.
Cilesia e prones
Nese prona ndodhet ne nje zone te frekuentuar, por ka nje structure dhe/ose pozicion jo te favorshem cmimi do te bjere.
Sherbimet ne afersi
Sa me afer zonave komerciale dhe sherbimeve te domosdoshme te jete prona, aq me shume i rritet vlera.
Investimi qe i eshte bere prones
Nese kemi te bejme me nje prone, e cila ka investime te bera vitet e fundit, vlera e saj do te jete me e larte.
Viti i ndertimit
Pronat e ndertuara para viteve 90 kane nje vlere me te ulet sesa ato te ndertuara pas viteve 90.
Cmimet sipas zonave ne Tirane
Ne do t’ju mundesojme cmimet e vendosura per m2 ne zonat e Tiranes. Keshtu qe do ta keni me te thjeshte vendosjen e nje cmimi per pronen tuaj, sigurisht duke marre parasysh edhe faktoret e mesiperm. Gjithashtu kjo eshte nje ndihmese edhe per bleresit qe te kene nje ide rreth cmimeve te pronave ne Tirane.
1. Fresk: 400-500 Euro/m2
2. Yzberisht: 400-600 Euro/m2
3. Astir: 500-600 Euro/m2
4. Misto Mame: 450-600 Euro/m2
5. Pallati me Shigjeta: 800-1000 Euro/m2
6. Spitali Ushtarak: 700-900 Euro/m2
7. Laprake: 700-900 Euro/m2
8. Don Bosko: 800-1000 Euro/m2
9. Rruga e Durresit dhe Rruga e Kavajes: 1200-1400 Euro/m2
10. Myslym Shyri: 1300-1500 Euro/m2
11. Bllok: 1500-1800 Euro/m2
12. Sheshi Wilson: 1200-1600 Euro/m2
13. Komuna e Parisit: 900-1300 Euro/m2
14. Liceu Artistik: 1000-1400 Euro/m2
15. Rruga e Elbasanit/ Ali Demi: 900-1200 Euro/m2
16. Tregu Elektrik: 600-800 Euro/m2
17. Brryli: 1000-1200 Euro/m2
18. Bulevardi “Zhan D’Ark”: 1200-1400 Euro/m2
19. Medrese: 800-900 Euro/m2
20. Rruga 5 Maj: 800-1000 Euro/m2
21. Stacioni i Trenit: 800-1200 Euro/m2
22. Rruga Siri Kodra: 700-900 Euro/m2
23. Liqeni Artificial: 1500-1700 Euro/m2
24. Kopshti Botanik: 1000-1200 Euro/m2
25. Liqeni i Thate: 900- 1100 Euro/m2